Arbëri

Sot FSK-ja stërvitet në Gërmi

FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës do të kryejë stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë sot (15 nëntor) gjatë ditës.

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës në Facebook, gjatë ditës do të ketë marshim kondicional të FSK-së. Kjo nënkupton prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren dhe lëvizje të këmbësorisë.

Komuna ka thënë se aktiviteti është në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim

“Ju njoftojmë se FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim”, thuhet në njoftim.