Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sorenseni e Vuçiqi diskutojnë për “hapat e nevojshëm” për avancim raportesh Kosovë-Serbi

Sorenseni e Vuçiqi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka biseduar për dialogun me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të konferencës GLOBSEC.

“Fola me presidentin e Serbisë në margjinat e GLOBSEC-ut. Diskutuam për një numër të hapave konkretë të nevojshëm për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Sorensen në X të shtunën pasdite.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Javën e kaluar, Sorenseni mbajti takim trilateral me kryenegociatorët Besnik Bislimi e Petar Petkoviq në Bruksel. Pas takimit, ai ka thënë se u fol për avancimin e noramlizimit teksa ka përmendur përgatitjet për një takim të nivelit të lartë.

Javë më parë ai ka qëndruar edhe në Kosovë e edhe në Serbi.