I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka theksuar rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri humanitare.
“Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Prandaj, çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet për mua në dialog”, ka shkruar Sorensen në “X” pas një vizite që ka bërë të mërkurën në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Kryqit të Kuq, janë mbi 1.600 persona të pagjetur nga lufta e viteve 1998/99 në Kosovë - shumica prej tyre shqiptarë.
Kosova dhe Serbia kanë bërë vazhdimisht përgjegjëse njëra-tjetrën për mungesën e përparimit në kërkimin e të zhdukurve.
Kosova dhe Serbia në vitin 2023 arritën Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur.
Megjithatë, zotimet që përfshin ajo - si qasja e plotë në informacione të besueshme, vënia në dispozicion e të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur dhe puna e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga BE-ja - kanë mbetur pa u zbatuar nga Serbia.