Slogani nacionalist serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është vendosur në hyrje të Ambasadës së Kosovës në Oslo.
Ky akt është dënuar nga Ambasada e Kosovës në Norvegji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një reagim të ambasadës në Facebook thuhet se ku është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën.
“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Grafite të tilla janë shkruar me vite edhe nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut dhe të komunave tjera në veri të Kosovës.