Dy ditë pas tensioneve në veri të vendit, Policia ka njoftuar se situata në këtë zonë të Kosovës është e qetë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se policia po zhvillon aktivitetet e saj si zakonisht dhe se ka lëvizje të zakonshme të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aktivitetet policore po zhvillohen normalisht dhe nuk ka pasur ndonjë incident”, ka thënë ai.
Të premten në mesditë, mes tensionesh, kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok - kanë hyrë në objektet komunale, një ditë pas betimit.
Është nevojitur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale, që t’u mundësohet kryetarëve të hyjnë në objektet komunale.
Situata është tensionuar dhe Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit.
{gallery}