Gjendja me zjarre në Komunën e Kamenicës vazhdon të jetë shqetësuese, ka thënë kryetari Kadri Rahimaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në natyrë dhe t’i shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetari u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në natyrë dhe t’u shmangen veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr. Ai po ashtu u kujtoi pronarëve të pronave private se ndezja e zjarreve është e ndaluar dhe paraqet rrezik serioz për jetën dhe mjedisin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.
Rahimaj ka postuar edhe foto të zjarreve në Kamenicë, ku ka ndërhyrë edhe KFOR-i.
“Pavarësisht lodhjes dhe faktit që nuk kanë pasur asnjë ditë pushimi, zjarrfikësit po japin maksimumin për të mbrojtur jetën, pronën dhe mjedisin. Qendra e Zjarrfikësve është në koordinim të plotë me Agjencinë për Menaxhim Emergjent, si dhe me ekipet profesionale të KFOR-it, për të garantuar ndërhyrje sa më efikase në çdo vatër,” tha Rahimaj.