Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Siguria në Kosovë, temë mes komandantit të KFOR-it dhe shefave të misioneve perëndimore

KFOR

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate që kontribuojnë me trupat e KFOR-it.

KFOR-i ka njoftuar të hënën se diskutimi është fokusuar në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale dhe bashkëpunimin me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky takim është një tjetër demonstrim konkret i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Ky institucion ka përsëritur thirrjen se vazhdon të përmbushë mandatin e tij, për të kontribuuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.