“Si e vodhi Kurti demokracinë” është mesazhi i një grafiti të shfaqur së fundmi në sheshet e Prishtinës.
Ndërhyrja artistike, e realizuar nga artisti që njihet me pseudonimin “I am I”, është vendosur gjatë natës së Krishtlindjes dhe paraqet një ironi vizuale të figurës së Grinchit, të personifikuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGrafiti shoqërohet me mesazhin në gjuhën angleze “How Kurti stole democracy” (Si e vodhi Kurti demokracinë).
Grinchi është një personazh imagjinar i shkrimtarit amerikan Dr. Seuss që simbolizon dikë që përpiqet t’ua vjedhë gëzimin dhe vlerat të tjerëve, veçanërisht gjatë Krishtlindjes.
