Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtyhet sërish seanca për vrasjen e Agonis Tetajt

Agonis Tetaj

Seanca gjyqësore për vrasjen e Agonis Tetajt, e paraparë për sot, është shtyrë për një datë tjetër.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes Tetaj, Berat Tmava, i cili ka thënë se vetëm është njoftuar se është shtyrë, por arsyet nuk i di.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shaban Gogaj, akuzohet për këtë vrasje, derisa seancat tash e 10 muaj janë duke u shtyrë si shkak i përjashtimit të avokatit të tij dhe i vendimit të Odës se Avokatëve për të mos lejuar caktimin e një avokati tjetër.

29-vjeçari Agonis Tetaj ishte vrarë në vendin e tij të punës në shtator të vitit 2018.