Presidenca e Shqipërisë i ka dhënë shtetësinë shqiptare një personi nga Deçani që ishte dënuar për vrasje.
Deçanasi kishte kryer vrasjen kur ishte i mitur, por kishte ikur për në Shqipëri dhe ka ndërruar shtetësinë, duke e marrë pasaportën shqiptare. Ai ka marrë emrin Bledar Tahiraj, por bëhet fjalë për A. H.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFakti është zbuluar pasi Gjykata e Pejës më 9 gusht të këtij viti kishte caktuar në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për deçanasin për “falsifikim të dokumenteve.
Bledar Tahiraj ose A. H. nga Deçani Kosovës, është arrestuar para pak ditësh në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli qysh nga koha e UNMIK-ut. Ndalimi i Tahirajt u krye për qëllim ekstradimi në drejtim të Kosovës.
Gjykata e Durrësit, aty ku Tahiraj ka vendbanimin prej disa vjetësh, ia ka caktuar të enjten masën e burgimit me afat 40 ditor ndaj Tahirajt, duke qëndruar në pritje të mbërritjes së letërporosisë nga Kosova për ekstradimin e tij.
Deçanasi kishte shumë vjet që jetonte në Durrës. Ai strehohej në këtë qytet pasi kishte kryer një vrasje në Kosovë gjatë kohës kur ishte i mitur. Ai vrasjen e kishte kryer në Deçan dhe nga ajo ditë ishte larguar nga Kosova dhe kishte falsifikuar identitetin. Qëndroi në Shqipëri me vjet duke bërë që dënimi për vrasjen e kryer t’i parashkruhej. Por, megjithatë ai ka arritur të marrë shtetësinë e Shqipërisë me një identitet të rrejshëm.