Një valë dhune ka shpërthyer në Meksikë pasi baroni më i kërkuar i drogës në vend u vra gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ku u përfshi edhe inteligjenca amerikane.
Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, ishte lider i kartelit famëkeq të drogës Jalisco New Generation Cartel (CJNG) dhe vdiq pasi u plagos rëndë në përleshjet mes mbështetësve të tij dhe ushtrisë, të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër anëtarë të CJNG-së u vranë gjatë operacionit në qytetin Tapalpa, në shtetin qendror-perëndimor Jalisco, ndërsa tre pjesëtarë të ushtrisë mbetën të plagosur, bëri të ditur Ministria meksikane e Mbrojtjes.
Si hakmarrje për vdekjen e bosit të drogës, dhuna është përhapur në disa shtete, me CJNG-në që ka bllokuar rrugë duke djegur automjete.
Gjatë gjithë së dielës pati raportime për persona të armatosur në rrugët e Jaliscos dhe zona të tjera.
Dëshmitarë okularë filmuan shtëllunga tymi që ngriheshin mbi disa qytete, përfshirë Guadalajaran, një nga qytetet nikoqire të Kupës së ardhshme të Botës nga FIFA.
Guvernatori i Jaliscos, Pablo Lemus Navarro, shpalli gjendje alarmi të kuq në shtet, duke pezulluar transportin publik dhe anuluar ngjarjet masive si dhe mësimin me prani fizike.
Turistë që folën për agjencinë Reuters e përshkruan qytetin turistik të Puerto Vallartas, në Jalisco, si një “zonë lufte”.
VIDEO:
Mexican federal forces kill alleged CJNG leader “El Mencho” in Jalisco operation, triggering unrest, fires, and roadblocks across the state.#Mexico#Jalisco pic.twitter.com/34qGcMpYWG
— Al-Estiklal English (@alestiklalen) February 23, 2026