Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Shota”, vetura e parë ushtarake e blinduar “Made in Albania”

Shota

Kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri. 

Vetura ishte paralajmëruar para tre javësh nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi. Ai pati treguar se ekipi i “Timakut” përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja. Sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E në prezantimin e prototipit në një video në rrjete sociale tregohet se emri i veturës së parë të tillë është “Shota”.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, thuhet në përshkrim të videos.

VIDEO:

Nuk dihen detajet e veturës e as disponueshmëria për përdorimin e tij.

 

LEXO EDHE: