Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile pas dorëzimit të përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania Kelkos ndaj aktivistit Adriatik Gacaferi, ka mbajtur një konferencë për media ku është thënë se nuk mund të i ndalojnë të ngrisin zërin për atë se çfarë kjo kompani ka bërë.
Adriatik Gacaferri ka thënë se kjo padi është tendencë për të i frikësuar për dëmtimin qe i kanë shkaktuar ambientit. Ai ka shtuar tutje se nuk do të ndalet ta mbrojë ambientin. Ndërsa, Shpresa Loshaj, themeluese e organizatës Pishtarët tha se kompania Kelkos dëshiron të i frikësojë përmes këtyre padive. Ajo ka treguar se është kërcënuar nga avokatet e kësaj kompanie me padi, pas një letre të dërguar ambasadës austriake për punën që ka bërë Kelkos në Deçan. Hidrocentralet në Deçan janë përcjell për disa vite me protesta nga aktivistë të shumtë të ambientit, duke kundërshtuar punën e tyre dhe duke kundërshtuar dëmtimet qe i kanë shkaktuar këto hidrocentrale bjeshkëve të Deçanit.
{gallery}