Eksperti i çështjeve të energjisë, Luan Shllaku, ka thënë se refuzimi i gazit amerikan nga Kosova është ide e keqe dhe ide të cilën ai nuk mund ta arsyetoj.
Sipas tij Fondi për Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) ka ofruar financim për rindërtim të trasesë së gazit nga Shkupi deri në Obiliq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“MCC është organizatë si USAID-i, e cila i shpenzon paratë e taksapaguesve amerikanë për projekte zhvillimore nëpër botë dhe i vetmi vend ne Evropë ku MCC është preznete ka qenë Kosova dhe kjo ka qenë një dhurate e madhe të cilën na e kanë bërë amerikanët. MCC-ja meqenëse e ka zgjedhur mbështetjen e energjetikës kosovare, ajo i ofron Kosovës tri mundësi ku mund të ndihmonte dhe të financonte, dhe njëra prej mundësive ishte ta bënte lidhjen nga Shkupi deri në Kosovë, kudo ku ne duam ta kemi gazin”, ka theksuar Shllaku në emisionin “Konfront” në KTV.
“Deri në Shkup ekziston linja, por e bukura e krejt kësaj është që linja nga Obiliqi deri në Shkup ekziston, kjo linjë e gazit, sepse nga vitin 1970 deri në vitin 1989, kur ne kemi operuar, kemi pasur fabrikën e gazifikimit, ku kemi prodhuar gaz nga linjiti, dhe një prej destinacioneve ku e kemi shitur gazin ka qenë Shkupi”, ka shtuar Shllaku.
Ai ka thënë se MCC-ja është ofruar për të rindërtuar gypat, pasi sipas tij ata janë vjetruar, por se sipas tij kjo do të ishte e lehtë pasi tanimë ekziston një trase.
Shllaku ka thënë se për këtë amerikanët kanë bërë edhe një studim parafizibiliteti dhe janë shprehur të gatshëm të investojnë për rindërtim të trasesë deri në Shkup.
Shllaku: Kosova ishte një nga tri vendet e vetme në botë që prodhonte gaz nga linjiti
Eksperti i çështjeve të energjisë, Luan Shllaku, ka thënë se nga viti 1970 deri në 1989 Kosova ishte një nga tri vendet e vetme në botë që prodhonte gaz nga linjiti.
“Prej vitit 1970 deri në vitin 1989 Kosova ishte një nga tri vendet që bota kishte në atë kohë ku gazifikohej qymyri, linjiti, në Afrikë të Jugut gazifikohej një thëngjill pak më kualitativ dhe në Gjermaninë Ligjore”, ka theksuar Shllaku në emisionin “Konfront” në KTV.
Ai ka thënë se për 20 vjet Kosova ka punuar me gazifikim dhe se ka qenë shembull që është marrë në atë kohë.
“Në atë kohë kanë ardhur njerëz, jo në kuptimin shembull i mirë apo i keq, por kanë qenë shumë pak, në Gjermaninë Lindore shkohej shumë vështirë se sihte shtet komunist më rregulla të ashpra, në Afrikë të Jugut ishte larg, më së lehti vihej në Kosovë, vinin studiues nga e tërë bota për ta parë se si po shkon kjo teknologji, sa është efikase dhe cili është efekti i saj”, ka theksuar Shllaku.
Shllaku: Kosova i ka tri alternativa për furnizim me gaz
Eksperti i çështjeve të energjisë, Luan Shllaku, ka thënë se Kosova ka tri alternativa për furnizim me gaz, duke përfshirë gazin natyror përmes gazsjellësve, gazin e lëngshëm që transportohet me tankerë dhe gazin nga Azerbajxhani.
Ai ka theksuar se secila prej këtyre alternativave paraqet mundësi të ndryshme për sigurimin e furnizimit me gaz për vendin.
“Kosova i ka tri alternativa të furnizohet me gaz. Të gjitha shtetet mund të furnizohen nga gazsjellësi dhe e marrin gazin siç është, natyror. Mundësia e dytë është gaz i lëngshëm, që vjen prej largu dhe nuk mund të vijë te ne me gypa por me tankerë të mëdhenj. Gazi amerikan vjen në tri porta, në Kroaci, Greqia dhe po flitet për Vlorën. Porti i Vlorës e kanë nënshkruar marrëveshjen me amerikanët për 20 vjet e ardhshëm që të marrë gaz. Mundësia tjetër është gazi jo i lëngshëm që është gazi i Azerbajxhanit”, ka deklaruar Shllaku.