Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHKK-ja pranohet në rrjetin evropian të burgjeve, “EuroPris”

SHKK - Europris

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është pranuar zyrtarisht si anëtar i rrjetit evropian të burgjeve, “EuroPris”. 

“Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka pranuar letrën zyrtare të konfirmimit për anëtarësimin. Ky vendim shënon një pikë kthese për integrimin ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përforcuar pozicionin e tij si një institucion modern dhe i përkushtuar për standardet evropiane në sistemin e drejtësisë dhe atë korrektues”, ka njoftuar SHKK. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në letrën e drejtorit ekzekutiv të EuroPris, Gustav Tallving, thuhet se është miratuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në EuroPris. 

“Në emër të Bordit dhe Sekretariatit të EuroPris, kam kënaqësinë t’ju informoj se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në EuroPris është miratuar. Ne mirëpresim ngrohtësisht Shërbimin Korrektues të Kosovës në rrjetin tonë të respektuar të shërbimeve korrektuese evropiane, ku presim të forcojmë bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe progresin e përbashkët në sektorin e burgjeve dhe provës”, thuhet në letër.