Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkarkohet kryeshefi i “Trainkosit”

Bordi i ndërmarrjes "Trainkos" ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Gelor Shala.

Siç mëson KOHA shkarkimi i Shalës është për mungesë të performacës dhe rezultatit financiar negativ ndër vite, kjo bazuar në raportet vjetore dhe pasqyrat financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në këtë mënyrë ndërmarrja publike ishte e varur vazhdimisht nga fondet e buxhetit shtetëror”, thuhet në vendim që ka siguruar KOHA.

Image

Arsye tjetër sipas Bordit ishte rënia e performancës në vazhdimësi dhe mosrealizimi i planit të biznesit.

“Opinionet e dhëna ndër vite nga Zyra Kombëtare e Auditimit të cilat ishin të modifikuara dhe përmbanin gjetje serioze në vazhdimësi. Neglizhenca dhe moszbatimi i detyrave financiare, mungesa e iniciativës dhe kreativitetit menaxhues për të rivitalizuar ndërmarrjen dhe mungesa e vizionit për të arritur objektivat strategjike të ndërmarrjes”, janë arsyet e renditura në vendim.

Shala ishte kryeshef i ndërmarrjes që nga viti 2014. Ndërsa në vitin 2020 atij i ishte vazhduar mandati edhe për pesë vjet nga Bordi i kaluar i ndërmarrjes. Shala është edhe mik i familjes së Adem Grabovcit, ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.