Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, është shkarkuar nga pozita e tij.
Bordi i kësaj ndërmarrje ka marrë vendim ditën e djeshme për shkarkimit e Hotit nga detyra e kryeshefit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe vetë Hoti përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar shkarkimin e tij nga detyra.
"Pas 20 vitesh paraqet bilanc pozitiv, lufton krimin e organizuar, eliminon keqperdorimet, eliminon nepotizmin, nuk punëson askënd dhe bordit ua prish kombinimet politike ruanu se ata të SHKARKOJNË. Bordet politike nuk janë mësuar kështu! Ata duan të punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs, duan që të shpenzojnë paren publike pa mbulesë të organizojnë workshope në Durrës pa nevojë, dhe nëse nuk je i dëgjueshëm të SHKARKOJNË", ka shkruar Hoti ndër të tjera.
Hoti u emërua në këtë pozitë më 30 janar të vitit 2019.
{gallery}