Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiu i madh bllokon një pjesë të magjistrales Ferizaj – Gjilan

vershime

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut magjistralja Ferizaj-Gjilan në fshatin Dardani është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve. 

“Ju njoftojmë se, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë në fshatrat Dardani, Ramjan dhe Zllatar, rruga  magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasi e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e majtëve, deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka lutur shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të përdorin rrugën e fshatit Zllatar ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën

Dardani-Zllatar, që është rruga skaj kompanisë Metali i Ri.

Policia thuhet se është në vendin e ngjarjes dhe po e orienton trafikun.

Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj – Gjilan, që u mbyll pas reshjeve të shiut

10 min. më parë / 1 kor 2026 19:12
rruga

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se është liruar për qarkullim rruga në fshatin Dardani, gjegjësisht magjistralja Ferizaj – Gjilan.

Kjo rrugë u mbyll si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, u bë i mundur largimi i ujit nga rruga.

“Si rrjedhojë, magjistralja Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, thuhet në njoftim.