Në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, është shkruar mbishkrimi “Wagner”.
Drejtori i Shkollës, Flamur Gacaferi, i tha KOHËS të dielën mbrëma se mbishkrimi është vërejtur në mesditë nga punëtori teknik, ndërsa ai ka njoftuar Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, rreth orës 14:00, punëtori teknik më ka dërguar pamje të këtij mbishkrimi. Unë mora vesh se ky ‘Wagneri’ ishte grup ushtarak rus. E kam njoftuar Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë për procedura të tjera”, deklaroi Gacaferi.
Ai shtoi se mbishkrimi do të fshihet gjatë së hënës.
KOHA ka pyetur Policinë e Kosovës për rastin, por deri në momentin e raportimit nuk ka marrë përgjigje.
“Wagner” është grup i mercenarëve, i themeluar në vitin 2014 në Rusi, nga Yevgeny Prigozhin. Për këtë grup, të lidhur ngushtë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, thuhej se ishte prezent në tensionet e fundit në veriun e Kosovës.