Shefi i asamblistëve të PDK-së në Skenderaj Alban Berisha, ka ftuar qytetarët që të mblidhen të Stacioni i Policisë në Skenderaj, ku ka thënë se do të intervistohet kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku.
Ai në një status në Facebook, të postuar rreth orës 15:00 ka ftuar qytetarët siç ka shkruar të qëndrojnë të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj. Vendtakimi: para Stacionit të Policisë. Dje qytetarët panë me sytë e tyre keqpërdorimin e Njësisë Speciale, me maska e armë të gjata, në një mënyrë që krijoi tension dhe frikë te qytetarët. Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi. Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti. Dinjiteti nuk shitet dhe nuk blihet! Fyerjet, shpifjet dhe propaganda nuk kalojnë", ka shkruar Berisha.

Të enjten, në mes të ditës, 50 metra larg Komunës së Skenderajt, janë sulmuar fizikisht zëvendësministri i Financave Hysni Mehani, i cili është kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, si dhe aktivisti i kësaj partie, Bahri Zabeli.
Ata e edhe Vetëvendosja, kanë thënë se sulmi është kryer nga kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij.
Lushtaku është kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Skenderaj, komunë të cilën e ka bastion kjo parti.
Ai, përmes një postimi në Facebook, e ka mohuar se e ka kryer vetë sulmin.
“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai.