Arbëri

SHBA-ja ia dhuron Kosovës një skaner mobil i cili është vendosur në Merdar

Skaner

Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Kosovës një skaner mobil, të llojit Rapiscan, që është vendosur në pikëkalimin kufitar në Merdar – që lidh Kosovën me Serbinë. Kjo teknologji e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 3 milionë dollarësh, sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, do t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës që të luftojnë kontrabandën e mallrave. 

Sipas njoftimit të Ambasadës, përveç luftimit të kontrabandës së mallrave, skaneri i ri do ta ulë kohën e pritjes, duke lehtësuar qarkullimin ndërkufitar. 

“Është një shembull tjetër i partneritetit të fortë mes SHBA-së dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë Doganat dhe Policinë kufitare”, tha e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Në ceremoninë e dorëzimit, morën pjesë edhe disa ministra në detyrë të Qeverisë së Kosovës.