Gazetari e aktivisti Blerim Shala ka zbuluar detaje nga bisedimet e Vjenës, duke theksuar përpjekjet e palës serbe për të krijuar një shtrirje territoriale më të madhe brenda Kosovës përmes formimit të komunave të reja me shumicë serbe.
Në bashkëbisedimin në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Shala ka thënë se gjatë procesit negociues, edhe i dërguari ndërkombëtar Martti Ahtisaari kishte vizituar Prishtinën në gusht për të finalizuar diskutimet, veçanërisht për krijimin e komunave të reja. Një nga pikat më të ndjeshme ishte propozimi që Prilluzha të bëhej komunë më vete, gjë që pala kosovare e kundërshtonte fuqishëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tregoi se fillimisht nuk i kishin bërë të ditura arsyet e plota Ahtisaarit, derisa më vonë i shpjeguan se zona përmban rezerva të mëdha thëngjilli, të domosdoshme për funksionimin e termocentraleve të Obiliqit. Pas këtij sqarimi, Ahtisaari kishte kërkuar që Prilluzha të hiqej nga lista e komunave të reja.
“Por nuk ia tregonim arsyet e mirëfillta Ahtisaarit pse nuk bën Prilluzhja, edhe pse plotësonte ato kriteret e UNOSEK-ut që të bëhet komunë me shumicë serbe, me numër të banorëve dhe në fund tha: ‘Mirë, pse s’po më tregoni cili është problemi?’ Kur i thamë ne është puna e rezervave të thëngjillit në Prilluzhje, të cilat janë të mëdha dhe nga të cilat varet edhe elektrana e Obiliqit, prodhimi i saj varet prej këtyre rezervave. Ai tha: Po pse s’më keni tregu prej fillimit si kështu s’isha lodhë fare”, tregoi Shala.
Shala theksoi se qëllimi i palës serbe ishte krijimi i një kontinuiteti territorial përmes lidhjes së komunave të reja dhe zonave të Kishës Ortodokse Serbe. Sipas tij, në fillim të negociatave Serbia kontrollonte rreth 24% të territorit, por përmes këtij projekti synonte të arrinte deri në 34%, ndonëse përfaqësonte vetëm 7-8% të popullsisë.
Surroi shtoi se kjo do të krijonte një zgjatim të drejtpërdrejtë të Serbisë brenda Kosovës, duke e bërë vendin të vështirë për t’u menaxhuar, në një situatë të ngjashme me Bosnjë e Hercegovinën.