Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është duke e intervistuar ish-zëvendës drejtorin menaxhues të AKM-së, Ahmet Shalën.
“Unë kam qenë pjesë e procesit të privatizimit që nga viti 2002 deri më 2007. Procesi i punësimit tim është bërë me konkurs të hapur. Kam qene i punësuar i Unionit Evropian dhe jam financuar nga Unioni Evropian. Të gjitha proceset e privatizimit janë të kritikuara, fatkeqësisht asnjëra nuk e mbërrin objektivin për të cilin janë dizajnuar. Procesi i privatizimit i është përshtatur rrethanave politike dhe juridike. Pa marrë parasysh kritikave që ka pasur si proces ka qenë më transparent dhe me i pa manipulueshëm i mundshëm, flas për periudhën sa kam qenë aty. Kriteri subjektiv pothuajse është anashkaluar plotësisht”, ka deklaruar Shala.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo