Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për nder të Ditës së Mësuesit ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për Shaip Krasniqi nga Obiliqi, për mësuesin më të mirë të vitit.
Fituesi i çmimit ka theksuar se këtë çmim ua dedikon nxënësve dhe kolektivit të shkollës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Këta kanë qenë shtytës që unë të konkurroj për këtë çmim. Këtë çmim dua ta ndajë me nxënësit dhe kolektivin e shkollës ‘Naim Frashëri’ në Obiliq”, është shprehur ai.
Në këtë ceremoni mirënjohje u ndan edhe për 30 mësimdhënësit më të mirë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se theks të veçantë i kanë dhënë zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
“Si arsimtare me përvojë në të gjitha nivelet e punës në arsim e kuptoj thellë peshën dhe ndjeshmërinë që e ka puna juaj e çdo ditshme, andaj edhe me këtë vetëdije në Ministrinë e Arsimit kemi vënë me theks të veçantë zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Vetëm në tre vitet e fundit janë trajnuar gjithsej 16 959 mësimdhënës në 172 programe të ndryshme trajnimi, që nga trajnimet për kurrikulë e deri te programet themelore dhe plotësuese”, ka deklaruar ajo.
Nagavci ka përmendur edhe investimet për përmirësimin e infrastrukturës.
“Po ashtu gjatë këtij mandati kemi ndërmarrë një sërë veprimesh, duke përfshirë rritjen e buxhetit për arsim për 32 për qind, investimet për përmirësimin e infrastrukturës me investime totale me 111 milionë euro”, ka theksuar Nagavci.