Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, u ka premtuar pensionistëve qendra komunitare e programe vullnetare.
Ajo ka thënë se kjo kategori ka vend të rëndësishëm në programin qeverisës të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pensionistët zënë një vend të rëndësishëm në programin tim qeverisës. Prej krijimit të qendrave komunitare në lagje deri te programet vullnetare ndërbrezorë janë punë të cilat do të inicohen me prioritet. Këtë nevojë e shprehën edhe gratë në shoqatën "Rreze Jete". Përveç shëndetit që dobësohet, ku më shumë e ku më pak, mosha e tretë problem kryesor sot, në botë dhe te ne, ka vetminë. Anadaj vendet si këto, ku gratë ndajnë përvojat dhe përditshmëria, në solidaritet dhe afërsi, janë edhe thelbi i asaj nga çfarë duhet të përbëhet komuniteti”, ka shkruar Shahini në Facebook.