Arbëri

Krasniqi: Barriera kryesore - LDK-ja, s'deshi koalicion as me VV-në e as me PDK-në e AAK-në

Besnik Krasniqi

Gazetari Besnik Krasniqi, ka deklaruar se barriera kryesore e gjithë kësaj bllokade tash e sa muaj është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në emisionin “Konfront” në KTV, gazetari Krasniqi tha se LDK-ja pavarësisht që pati ftesë të hapur nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim, nuk pranoi. Tutje ai theksoi se LDK-ja nuk pranoi bashkëpunim as me partitë e tjera pavarësisht se PDK-ja e AAK-ja, vazhdimisht kanë deklaruar se duan qeveri pa Lëvizjen Vetëvendosje.

 “Pse ky bllok opozitar nuk u bë bashkë dhe t’i jap një zgjidhje situatës. Le të thonë e keqja e madhe e Kosovës është Albin Kurti dhe LVV-ja, ne po bëhemi bashkë dhe po e bëjmë Qeverinë. Problemi kryesor është qëndrimi që ka mbajtur LDK-ja gjithë këta muaj. LDK-ja është barriera kryesore që është vënë në këtë proces për të bërë shumicë. Një subjekti që haptas i ka bërë ftesë LVV-ja është LDK-ja dhe e njëjta ka refuzuar. PDK-ja, AAK-ja kanë shprehë qëndrim vazhdimisht për qeveri pa LVV-në dhe prapë LDK-ja nuk ka pranuar. Ka thënë s’bëhem me juve”, ka deklaruar gazetari Krasniqi në emisionin “Konfront” në KTV.


Sadiku: Sot ka dështuar goma rezervë e Kurtit, presidentja kontribuoi në krizë

Gazetari Naim Sadiku ka thënë se të gjitha partitë synim i kanë pasur zgjedhjet e reja, teksa ka thënë se edhe pse e kanë ditur se Kosova po shkon drejt krizës ato nuk kanë dhënë zgjidhje. 

Ai ka shtuar se kësaj krize politike i ka kontribuar edhe presidentja Vjosa Osmani, derisa e ka konsideruar të paarsyeshëm mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër pa pasur dëshmi të qartë se LVV-ja i ka numrat. 

“Të gjitha partitë e kanë pasur këtë synim, të gjejnë një lloj arsyetimi apo kauze për zgjedhjet e reja. Sot absolutisht ka dështuar goma rezervë e Albin Kurtit, që është ditë nga fillimi që nuk do t’i gjejë. Fajtori kryesor i gjithë kësaj është Albin Kurti për shkak të fuqisë politike që ka, votave që ka marrë dhe si përgjegjësisë si parti fituese. Pse nuk ka arritë ta krijojë shumicën? Janë shumë arsye, një prej tyre është qasja fillestare e Kurtit nga partive opozitare dhe përpjekjet e tij që kanë qenë vetëm fasaduese por jo qëllimmira për të arritur një shumicë parlamentare”, ka theksuar Sadiku në “Konfront”.


Alijaj: LDK-ja ndoshta ka menduar të dalë parti e dytë e Abdixhiku të bëhet kryeministër

Duke komentuar pamundësinë që mandatari për formimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca, t’i ketë votat e mjaftueshme dhe kërkesën e ish-opozitës që të shkohet në zgjedhje, analisti politik Artan Alija ka thënë se të gjitha partitë politike përfshirë edhe LVV-në, kanë dashur zgjedhje të reja.

Sa i përket qëndrimit të LDK-së që të mos bashkëpunoj me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht gadishmërisë së LVV-së, Alija në emisionin “Konfront” në KTV, deklaroi se ndoshta LDK-ja ka menduar të dalë e dyta si parti dhe kreu i saj Lumir Abdixhiku të bëhet kryeministër.

“Të gjitha partitë politike duan të shkojnë në zgjedhje, as LVV-ja nuk ka dashur të krijojë shumicë. Është parë nga ofertat dhe deklartat ndaj partive të tjera. Kërkojnë vullnet të ri. Në deklaratat e partive opozitare tregojnë që sërish nuk duan të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndoshta qëllimi i LDK-së është të bëhet me pjesën tjetër të opozitës. Mendoj që qëllimi kryesor këtu është që LDK-ja është të dalë parti e dytë dhe t’i mundësohet Abdixhikut të bëhet kryeministër. Ndoshta kjo është edhe arsyja pse nga prilli nuk kemi qeveri, pasi opozita në prill ka mundur ta bëjë qeverinë. Nëse kaq problem paska qenë LVV-ja, pse nuk është larguar nga prilli nga qeveria”, deklaroi Alijaj.

Sipas analistit Alijaj logjika e ish partive opozitare është që “të lihet Kurti të gaboj dhe t’i shfrytëzojnë për elektorat pastaj gabimet e tij".


Shabani-Cacaj: VV-ja s'e konsideroi seriozisht opozitën, presidentja e ndihmoi në zvarritje

Anita Shabani-Cacaj, aktiviste politike, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka konsideruar seriozisht partitë e tjera për një bashkëpunim politik. Ajo ka thënë se kjo parti ka kërkuar vetëm kohë dhe se atë kohë e ka marrë.

Shabani-Cacaj ka shtuar se LVV-ja ka përfituar kohë dhe sipas saj për këtë është ndihmuar nga presidentja me mandatarin e dytë.

“Ai (Albin Kurti) nuk ka bërë përpjekje serioze për t’u ulë dhe për t’i konsideruar partitë opozitare. LVV-ja nuk e ka konsideruar opozitën. Në rastin kur Nisma u ofru për bashkëpunim, edhe në këtë rast nuk e konsideroi. Në v end se të kërkosh bashkëpunim, ka kërkuar me arrogancë të mos ulet askush. Edhe nominimi i Glaukut ka qenë përfitim në kohë sepse nuk ka ndryshuar asgjë”, ka thënë ajo në “Konfront”.