Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipërisë, duke përsëritur skenarin e dy javëve më parë të përplasjes me forcat e Gardës.
Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani ishin sërish në krye të përballjeve me Gardën e cila edhe njëherë ka rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit, të përforcuar me një gardh metalik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të kryeministrit Edi Rama.
Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga “mosbindja civile”, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit. (A2News)