Arbëri

Serbia njofton se ka arrestuar dy persona me pretendime për krime lufte në Kosovë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar persona në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Siç raportohet, të arrestuarit janë H. E. (1976) dhe B. E. (1973). Siç deklaroi ai, ata u  arrestuan me të hyrë në Serbi.

Sipas mediave serbe. ky është njoftimi i parë publik nga Ministri i Brendshëm në lidhje me arrestimet gjithnjë e shpeshta të ish-anëtarëve të UÇK-së që kalojnë nëpër Serbi.

“Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës ‘UÇK’, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe, J. M., dhe e çuan në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë çdo gjurmë e tij është humbur. J. M. ende figuron si person i zhdukur. Të dyshuarve, me miratimin e prokurorit publik të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime Lufte, u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë, pas së cilës do të sillen në prokurorinë kompetente me një kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së serbe.

KOHA është duke pritur informata nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe sapo t’i marrë teksti do të përditësohet.