Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kanë ndaluar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me inicialet M.I. në pikën kufitare të Horgoshit të shtunën në mëngjes, raporton "Danas".
Pika kufitare e Horgoshit lidh Serbinë me Hungarinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDaçiqi ka pretenduar se ish-pjesëtari i UÇK-së dyshohet për “krime lufte”.
Sipas ministrit të Brendshëm serb, të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
KOHA ka dërguar pyetje te Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.