Një muaj paraburgim autoritetet serbe ia kanë caktuar ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), Arbnor Spahiu, dy ditë pasi e ndaluan.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, që shkroi në Facebook se do të niset për në Suboticë pas këtij vendimi, derisa vendimin e cilësoi të padrejtë dhe të motivuar politikisht “dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoci, i angazhuar për mbrojtjen e Spahiut, ka kërkuar që edhe institucionet e Kosovës të angazhohen direkt në këtë rast, duke kërkuar reagim publik edhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
“Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi. Ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike. Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës - po më duhet ta bëj unë”, ka shkruar Koci.
Spahiu është marrë në pyetje nga autoritetet serbe lidhur me sulmin në Banjskë, që kishte ndodhur në shtatorin e 2023-s, ndonëse ish-zyrtari policor ishte larguar nga Policia e Kosovës në nëntorin e 2021-s.