(E përditësuar 17:40) - Ministria e Brendshme e Serbisë të premten ka njoftuar se Gjykata e Lartë e Beogradit i ka caktuar një muaj paraburgim Osman Selmanit (1953), i cili u arrestua të mërkurën nën akuzat për krime lufte.
Sipas njoftimit të ministrisë serbe, Selmani akuzohet se më 14 qershor 1999 në lagjen “Sofalia” në Prishtinë në bashkëpunim me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) privuan nga jeta çiftin Vladimir dhe Persa Stanisavljeviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelmani u arrestua në pikëkalimin kufitar në Mutivodë.
Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.
Serbia arreston një kosovar në Mutivodë, e akuzon për “krime lufte”
(16:23) - Kosovari Osman Selmani është arrestuar nga autoritet në Serbi në piken kufitare në Mutivodë para dy ditësh nën akuzat për “krime lufte”.
Për këtë kanë njoftuar familjarët e tij.
“Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta”, thuhet në postimin e tyre. “Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”, thuhet tutje në postim.
Sipas familjarëve ai ka qenë për vizitë në fshatin Tupallë të Medvegjës, që është vendlindja e tij.
Familjarët kanë thënë se ai bashkë më familjen për mbi 50 vjet jetojnë në Prishtinë dhe se Selamni ka shkuar atje për vizitë.
Ata kanë thënë se ai ka qenë për vizitë atje edhe disa herë të tjera, por se këtë herë është arrestuar.
Kanë thënë se për arrestimin e tij i kanë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë.
KOHA ka pyetur për këtë rast ën Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.