Serbët në Kosovë, vazhdojnë të kërcënojnë me largim nga të gjitha institucionet e Kosovës, duke dhënë edhe një afat kohor prej 45 ditësh.
Burime brenda Qeverisë, i kanë thënë KTV-së se për këtë çështje, ka pasur takime edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës, pasi kishte paralajmërime edhe për përkeqësim të situatës në veri të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë anëtar i kabinetit qeveritar, që nuk ka dashur të flasë publikisht, ka thënë se ka pasur paralajmërim me skenarin për të dalë prej institucioneve, Policisë e gjykatave të Kosovës.
Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigjeje elektronike, ka thënë se retorika kërcënuese e Beogradit nuk i kontribuon paqes në rajon.
Qeveria thotë se, në vazhdimësi, i ka ftuar serbët që të vazhdojnë punën në institucione të Kosovës, e të mos bëhen instrument i politikës së Beogradit.
“Situata në veri është e qetë. Serbët e Kosovës janë pjesë e pandashme e institucioneve tona. Retorika kërcënuese e Beogradit nuk i ndihmon paqes në rajon. Në vazhdimësi, ne si Qeveri, i kemi ftuar serbët e Kosovës ta vazhdojnë punën në institucionet e vendit, e të mos bëhen instrument i politikës agresive të Beogradit”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Ndërkaq, deputeti Rexhep Selimi, që është edhe pjesë e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, thotë se serbët janë duke kërcënuar me largim edhe nga Policia, me qëllim të krijimit të një entiteti politik e gjeografik brenda Kosovës.
Televizioni ka pyetur edhe Zyrën e Presidentit, Hashim Thaçi, për të marrë një qëndrim të tyre, por nuk kanë kthyer përgjigje.
Për këtë çështje, institucionet e Kosovës kanë diskutuar edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Se kishte një skenar për destabilizim të vendit, e kishte paralajmëruar edhe shefi Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për këtë agjenci.
Kreu i këtij komisioni, Faton Topalli, kishte deklaruar se Maxhuni kishte njoftuar që ekzistojnë tendenca për destabilizim të sigurisë së Kosovës nga Serbia.
Në lidhje me këtë, sipas Topallit, kreu i AKI-së ka thënë t’i ketë njoftuar edhe krerët e shtetit.