Senati i Universitetit të Prishtinës të mërkurën ka zgjedhur anëtarët e Këshillit të Etikës.
Këshilli i Etikës i zgjedhur nga Senati të mërkurën përbëhet nga Flamur Hyseni, Rajmonda Nallbani-Komoni, Qëndrim Gashi, Safet Merovci dje Furtuna Sheremeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 30 tetor, KOHA pati raportuar se disa profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë refuzuar të bëhen anëtarë të Këshillit të Etikës, trupë kjo që trajton denoncimet për sjellje joakademike të profesorëve dhe asistentëve.
Sipas senatorëve, refuzimi po bëhet pas denoncimeve të studentëve për ngacmim seksual nga profesorët. Për këtë u fajësuan mediet dhe jo veprimet e profesorëve nga rektori Arben Hajrullahu.
Hezitimi për t’u bërë pjesë e Këshillit të Etikës vjen pas rastit kur 27 studente raportuan për ngacmim seksual profesorin tashmë të suspenduar Xhevat Krasniqin.