Çdo veprim që kryejnë policët kufitarë të Shqipërisë do të kontrollohen nga kamerat e sigurisë që do të vendosen në secilën kabinë, sipas një vendimi që ka marrë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Një javë më herët një aksion i përbashkët Shqipëri-Kosovë përfundoi me arrestimin e rreth 50 policëve kufitarë në pikëkalimin kufitar të Morinit nën dyshimin për korrupsion. Kjo ka bërë që në Shqipëri të merren masa për kontroll më të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga autoritetet e Shqipërisë, policët akuzohen se kanë pranuar ryshfet për të lejuar kalimin e kufirit për dhjetëra qytetarë. Ata akuzohen për 312 vepra korruptive.
Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, e në fund mjetet i ndanin me njëri tjetrin. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë, sipas Prokurorisë.