Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia ka theksuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në një bisedë telefonike që kanë pasur të enjten.
Siç ka njoftuar qeveria gjermane, në bisedën telefonike të sotme, Scholzi e Vuçiqi kanë këmbyer pikëpamjet për raportet bilaterale dhe interesat e përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty bëhet e ditur se Scholzi e Vuçiqi kanë biseduar për çështjen e litiumit dhe materialeve të tjera, për çka u dakorduan javë më parë.
“Kancelari po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ritheksoi përkrahjen e Gjermanisë për në këtë çështje”, thuhet në njoftim.