Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e ka quajtur gabim të përsëritur vendimin e Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore edhe këtë vit të ofrohen përmes subvencionimit të prindërve.
Në reagimin e SBASHK-ut thuhet se një vendim i tillë është kritikuar vitin e kaluar, pasi ka krijuar probleme, duke lënë një numër të konsiderueshëm të nxënësve pa tekste shkollore gjatë muajve shtator dhe tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SBASHK-u, por edhe të tjerët, kishin kritikuar arsyeshëm vendimin e vitit të kaluar lidhur me shpërndarjen e teksteve shkollore përmes librarive dhe subvencionimin për to në xhirollogaritë e prindërve. Ky vendim i gabuar krijoi probleme dhe shtatori e tetori i vitit të kaluar shkollor i gjeti një numër të konsideruar të nxënësve ende pa të gjitha tekstet shkollore. SBASHK-u këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”, thuhet në reagim.
Sipas SBASHK-ut, MASHTI nuk po i dëgjon kritikat dhe këshillat e kësaj sindikate, të Këshillit të prindërve e as të palëve të tjera dhe “po e përsëritë gabimin”.
“Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, që në mënyrë të shkruar prapë ia kemi ripërsëritur dhe ia kemi dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin me ftesën e tij. Për këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë SBASHK nuk kemi nevojë se ne veprojmë bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë. Të gjithë duhet ta arsyetojmë e respektojmë besimin e atyre që përfaqësojmë”, thuhet tutje në reagim.
Nagavci në një konferencë për media të mbajtur të martën ka thënë se për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera do të jetë 110 euro.
Aplikimi për subvencionim do të hapet nga nesër (e mërkurë).