Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Samiti për AI, Osmani: Kosova duhet të përfshihet në këtë transformim

Vjosa Osmani ne Samit per AI

Republika e Kosovës ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale (AI), ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën.

Në këtë samit për AI, Republika e Kosovës u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Osmani ka thënë vlerëson teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe sipas saj, Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi.

“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit. Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, ka shkruar Osmani në Facebook.