Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Salihu: Vonesat për drejtorët në Prishtinë mund të lidhen me pritjen për koalicion VV-LDK ose “pazar” për presidentin

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka kritikuar vonesat në emërimin e drejtorëve komunalë në Prishtinë, duke thënë se është paradoksale dhe se lënia bosh e këtyre pozitave krijon vështirësi dhe paqartësi. 

Në një intervistë dhënë emisionit “Tre8tre” në KTV, Salihu ka thënë se kryetari Përparim Rama do të duhej që në ditët e para të qeverisjes lokale të bënte publik kabinetin e tij, në mënyrë që të krijohej hapësirë për funksionimin normal të institucioneve në komunë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mungesa e këtyre drejtorëve ka krijuar një lloj mungesë të adresës se ku të drejtohen mediumet, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët e akterët tjerë. Gjendja në terren duket e keqe, sidomos me menaxhimin e mbeturinave, me infrastrukturën lokale dhe unë gjykoj që kjo është pasojë e këtyre veprimeve në komunë të Prishtinës. Z.Rama ka krijuar një narracion të përgjithshëm që për shumë çështje, për shumë projekte po e bllokon qeveria. Po e marrim si të saktë një pohim të tillë, por ku qëndron arsyeja për mosemërimin e drejtorëve që është kompetencë ekskluzivisht e tij. Pra në këtë rast nuk e pengon askush, por është çështje që ai nuk po e kryen dhe për më tepër ai jo vetëm që nuk po i emëron drejtorët por nuk ka dhënë arsye të arsyeshme në opinion se pse nuk po e bën një gjë të tillë”, ka thënë ai. 

Sipas Salihut, Rama mund të jetë duke pritur zhvillime politike në nivel qendror, si një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, apo ndonjë marrëveshje politike për postin e presidentit, që më pas do të ndikonte në rikonfigurimin e koalicionit në nivel lokal. 

“Unë gjykoj që arsyeja që mund të qëndrojë prapa krejt këtij misteri është që z.Rama mund të pres ndonjë koalicion në nivel qendror mes VV-së dhe LDK-së, ose ndonjë ‘Pazar’ për presidentin dhe pastaj të modifikojë edhe koalicionin në nivel lokal. Ky është mendim i imi, nuk i referohem ndonjë burimi përkatës”, është shprehur ai.