Zëvendëskryesuesi në Asamblenë Komunale të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se Kosova është në bela për çka ka edhe ndërmjetësues.
Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Sadiku ka thënë se vendi duhet t’i ruajë ndërmjetësuesit dhe ata që janë duke e ruajtur (v.j., misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in).
“Në kuptimin e plotë të fjalës, ne jemi në bela dhe kemi ndërmjetësues. Rregullat e belasë i di ky popull, ne duam që t’i ruajmë ndërmjetësuesit dhe ata që janë duke na ruajtur”, ka thënë ai.
Sadiku ka vlerësuar se është koha që të hapet Ura e Ibrit edhe për automjete, si shenjë e normalizimit, teksa ka shtuar se letra më e fortë e Qeverisë aktualisht është pikërisht ajo, për çfarë duhet t’i bindë edhe miqtë ndërkombëtarë.
“Ura duhet të hapet si vlerë universale, ne duhet t’i bindim miqtë tanë se pikërisht vlerat universale mbi të cilat është krijuar ky shtet, vlerat të cilat janë evropiane, properëndimore, amerikane, botërore, civilizuese. Ura e Ibrit, letra më e fortë e Qeverisë për momentin. Ka ardhur momentumi që të hapet si një shenjë e mirë, si një shenjë e normalizimit, edhe për automjete”, është shprehur ai.
Edhe
Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, policia njofton për qarkullimin rrugor
Sipas Sadikut, komuniteti serb e di se është në interes të tyre dhe që hapja e urës nuk do t’i dëmtojë.
“Ne, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, duhet ta marrë çmimin Nobel për Paqe nëse arrin me Polici ta demokratizojë dhe ta ngrejë shoqërinë civile, t’i ngrejë aktivitetet kulturore, ta bëjë rindërtimin, t’i bëjë bashkë komunitetet”, ka thënë tutje ai.
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
-
Lista Serbe inkurajon serbët e Kosovës ta respektojnë Ligjin për të huajt
-
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe shëndetësisë të diskutohet në Bruksel
- Limitet e ndërmjetësimit të BE-së dhe udhëkryqi në të cilin gjendet dialogu Kosovë-Serbi