Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ritheksuar se autorët e sulmit në Banjskë dhe atij ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri më 2023 duhet të mbahen përgjegjës, dhe se për këtë duhet të punojë Serbia.
Rutte ka thënë se duhet bërë përpjekje që situata në Kosovë të mbetet stabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Situatën e sigurisë në Kosovë e përcjellim nga afër dhe duhet të sigurohemi se situata që nga 1999 që është shumë më stabile tani, të vazhdojë. Sa i përket Banjskës dhe sulmit ndaj trupave të KFOR-it, serbët duhet të punojnë për llogaridhënie. E kemi folur këtë me Vuçiqin në telefon por edhe kur drekuam në Bruksel dy javë më parë”, ka thënë ai në një konferencë për media në Bruksel.
Rutte është pyetur nëse NATO është konsultuar paraprakisht për një marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje mes Serbisë dhe Hungarisë të nënshkruar më 1 prill, e ai është përgjigjur se aleanca nuk është konsultuar. Rutte ka përmendur edhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë.