Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi: Është budallallëk të thotë shteti se s’po arrij të kontrollojë diçka

Berat Rukiqi

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se në uljen e çmimit të naftës do të ndikonte pezullimi i akcizës dhe ulja së paku në 8% e TVSH-së.

Çmimi i naftës të martën ka shkuar deri në 1 euro e 80 cent për litër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rukiqi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka deklaruar se është budallallëk që shteti të thotë se nuk po arrij të kontrollojë diçka, duke iu referuar deklaratës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, se nuk e sheh si opsion heqjen e akcizës apo lirimin e TVSH-së.

“Akciza mund të jetë më problematike në situatën në të cilën po flasim. Shteti mund ta suspendojë me një udhëzim administrativ por ta suspendojë mbledhjen e akcizës deri në një kohë. Jo të largojë obligimin, sepse nuk ka të drejtë, por vetëm ta suspendojë mbledhjen e akcizës. Ne kishim një kërkesë të thjeshtë, nëse nuk e heqin komplet TVSH-në së paku le ta sjellin në 8%. Nuk mundet të thotë shteti që nuk po arrijë të kontrollojë diçka. Ta them të drejtën është pak edhe budallaki që të thotë vetë shteti nuk po arrijë të kontrollojë diçka sepse ka shumë mekanizma në dorë”, ka thënë Rukiqi.

Duke i referuar masave të cilat i kanë ndërmarrë shtetet e tjera në raport me rritjen e çmimit të naftës, Rukiqi ka deklaruar se edhe Kosova duhet ta bëjë një gjë të tillë, sepse nuk ka një formulë të vetme dhe magjike për inflacion.

Rukiqi po ashtu ka potencuar se nuk po mjafton vetëm vendosja e çmimit tavan.

“Kryeministri ka bërë fushatë me atë që Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar, ligjin për çmimet tavan. Pa pasur fare ligj u ndërmorr çmimi tavan për çmimin e naftës mirëpo nuk dha rezultat. Po të ishte zgjidhje vetëm çmimi tavan, vendet e kishin ndaluar që moti inflacionin. Ajo që bëjnë vendet e ndryshme është që i kombinojnë masat sepse nuk ka një formulë magjike. Po të kishte formulë magjike do të kishte ndonjë nobelist në ekonomi”, ka thënë Rukiqi.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Rukiqi, ka thënë se nuk duhet të përjashtohet as mekanizmi i vënies në funksion të rezervave që shteti duhet t’i posedojë.

“Vendet e tjera i kanë kombinuar masat duke i futur në qarkullim rezervat. Shteti duhet të ketë rezerva të naftës. E di që janë konfidenciale si informacion por shteti duhet të ketë rezerva. Shteti blenë dhe duhet të jenë të ruajtura diku si letra me vlerë, pra të jenë të blera e pastaj të përdoren kur ka nevojë me një çmim të arsyeshëm dhe e njëjta naftë të futej në treg e ta rregulloj çmimin”, ka thënë Rukiqi në emisionin “60 Minuta”.

Me rritjen e çmimit të naftës Rukiqi ka theksuar se rritet edhe TVSH-ja ndaj shtetit për pesë milionë euro dhe nëse asnjë masë nuk ndërmerret nga shtetit, Rukiqi thotë se së paku këto mjete mund të kthehen direkt në xhirollogaritë e qytetarëve.

“Mali i Zi e ka ulur akcizën për 50% dhe e ka ulur çmimin automatikisht atje aktualisht është më lirë çmimi i naftës tash. Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë masa po ashtu dhe është çmimi ma lirë. Në këtë kohë rritet TVSH-ja ndaj shtetit dhe aktualisht pesë milionë euro i merr më shumë buxheti më i shtetit çdo muaj. Këto mjete mund t’ua kthejë qytetarëve në formë të drejtpërdrejt”, ka deklaruar Rukiqi.