Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, politikës i ka hyrë në vitin 2004, për të punuar për vite të tëra krah Hashim Thaçit sa e drejtonte këtë parti. Më vonë, ka mbajtur edhe pozita në kabinetin e tij qeveritar e postin e nënkryetarit të PDK-së
Ka qenë viti 2004 kur Memli Krasniqi, i njohur asokohe edhe në fushën e muzikës, iu fut politikës duke iu bashkuar PDK-së. Që atëherë, tash kryetari i ri i kësaj partie, punonte krah Hashim Thaçit në Qendrën për Studime Politike në kuadër të kabinetit të tij. Me krijimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Krasniqi ishte emëruar udhëheqës i Departamentit të Rinisë, ndërsa në tetor të vitit 2006 është zgjedhur kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës – subjektit rinor të PDK-së që përfaqëson anëtarët e saj ndërmjet moshave 16 – 30 vjeçare. Nga ky pozicion, ai ka qenë edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.
Në shkurt të vitit 2013, Krasniqi është zgjedhur nënkryetar i PDK-së për Çështje Organizative dhe të Rinisë. Me këto aktivitete e në garën e tij të parë për ulëse në Kuvendin e Kosovës, Krasniqi u zgjodh deputet në vitin 2007. Një vit më vonë, ai përsëri punoi në afërsi të Thaçit.Gjatë kohës sa Thaçi drejtonte Qeverinë, Krasniqi u emërua këshilltar politik i tij dhe zëdhënës i ekzekutivit. Pas kësaj, në të gjitha zgjedhjet parlamentare Memli Krasniqi ka siguruar ulëse në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, më 2011, ai e la pozitën e deputetit për të ushtruar atë të ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit. Mandatin tjetër, Krasniqi për tre vjet ka udhëhequr edhe me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural deri më 2017. Që atëherë, ai nuk ka mbajtur më pozita në kabinet qeveritar, por që ka ushtruar detyrën e shefit të grupit parlamentar të PDK-së. Deri në zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ishte nënkryetar i saj.
Si zyrtar i institucioneve të Kosovës, edhe politikan 41-vjeçar ka pasur për detyrë të bëjë deklarimin e pasurisë. Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, në deklarimin e fundit të pasurisë, ka deklaruar mbi 300 mijë euro në formë kriptovalutash. Përveç kriptopasurisë, Krasniqi ka deklaruar një apartament në emrin e tij dhe një shtëpi me 2.86 ar truall, nën pronësi të përbashkët. Vlera e apartamentit, sipas tij, është rreth 100 mijë euro, ndërsa shtëpia me truall, 155 mijë. I pari i PDK-së, në deklarimin e pasurisë e ka futur edhe bibliotekën personale në vlerë prej 12 mijë e 500 eurosh. Ai ka deklaruar pagë vjetore 30 mijë euro si deputet në Kuvend e se para të gatshme ka 7600 euro.