Arbëri

Rruga Ferizaj-Gjilan sërish e kalueshme pas bllokimit nga uji

Reshjet e shiut bllokojnë rrugët

Foto: TV Festina

Rruga rajonale Ferizaj-Gjilan, e cila është bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është hapur për qarkullim.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se bëhet fjalë për segmentin në fshatin Sojevë afër Bonsteelit.

“Rruga rajonale Ferizaj–Gjilan, në segmentin në fshatin Sojevë (afër Bondsteel), e cila ishte e bllokuar për shkak të ujit në rrugë, është liruar dhe tani është e kalueshme për qarkullim”, ka thënë ai.

Të martën kjo rrugë është bllokuar për qarkullim si pasojë e reshjeve të shtuara dhe kushteve të vështirësuara atmosferike. 

Po në këtë ditë u bë e ditur edhe se Lumi Sitnica, zona në Lipjan, ka dalë nga shtrati.