Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve

Turizem - liqeni

Në gusht të këtij viti, numri i vizitorëve në hotele ishte 76 mijë e 898, prej tyre 40,8%, ishin vendorë dhe 59,1% ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin gusht të vitit 2023 (sa ishin 71 232 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 8,0%.

“Numri i netëqëndrimeve ishte 161,848, prej tyre 42,2% nga vendorët dhe 57,7% nga të huajt”, thuhet në raport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 13 mijë e 439 vizitorë dhe më 35,466 netëqëndrime.

Më tej thuhet se sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Gusht 2023) ka ulje të vizitorëve për 0,5%. Në total ishin 45,498 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra, SHBA etj.