Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj të këtij vitit, sipas të cilave numri i fluturimeve dhe udhëtarëve ka shënuar rritje krahasuar me majin e vitit 2024.
“Në muajin maj 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 169, ose 16,7% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, numri i udhëtarëve në total ishte 381 458 ose 13,3% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2024)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas ASK-së në muajin maj 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 mijë e 478 ose 1% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa në muajin maj 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 milionë e 476 mijë e 646 ose 0.47% më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 313 mijë e 760 ose 2,93% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.