Ka rreth një javë që rruga “Fitim Domi” në Gjakovë, ka mbetur në këtë gjendje.
Sipas banorëve të lagjes Dardania, në këtë qytet asfaltimi i kësaj rruge, nga ana e komunës, u ka shkaktuar probleme të shumta, raporton KTV.
Banorët, madje, thonë se kjo rrugë do të duhej të ishte e gjerë 5.5 metra, mirëpo kompania kontraktuese e ka bërë atë rreth 4.5 metra.
Sipas banorëve, në këtë rrugë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet, shkaku i këtyre pusetave.
Edhe opozita në Gjakovë, e ka kritikuar komunën për këtë projekt.
Por, zyrtarë të Komunës së Gjakovës i kanë fajësuar qytetarët për vjedhje të kapakëve të pusetave.
I gjithë asfaltimi i rrugës “Fitim Domi” në Gjakovë, i ka kushtuar buxhetit të Komunës rreth 89 mijë euro.