Arbëri

Rreth një milion euro kontrata të negociuara, dyshime se nuk po shqyrtohen ofertat e lira

Rreth një milion euro është vlera e kontratave të nënshkruara mes Komisionit Qendror Zgjedhor dhe operatorëve ekonomikë në periudhën brenda janarit dhe shkurtit, për llogari të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Të gjitha kontratat janë dhënë në procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës, gjë e cila ka ngritur dyshime tek disa kompani se janë përzgjedhur firma të caktuara për negocim duke i anashkaluar ofertat më të lira.

shkak të afateve të shkurtuara për zgjedhjet të cilat zhvillohen jashtë mandatit të rregullt kushtetues, KQZ-ja ka ndjekur në vazhdimësi procedura të tilla prokurimi.

Prej kontratave me shuma të larta, të cilat janë dhënë në procedurë të negociuar, është ajo për Grupin e Operatorëve nga Sllovenia, të cilët do të bëjnë shtypjen e fletëvotimeve dhe broshurave, në vlerë prej 184 mijë eurosh.

Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019, këtë herë KQZ-ja ka paguar më pak për informim publik.

Tenderin në vlerë prej 94 mijë e 27 eurosh e ka fituar grupi i operatorëve “Selmans Network dhe “2B”.

Por përveç sasisë së shërbimeve të kontraktuara, në dosjen e tenderit mungon përshkrimi i çmimeve.

Për llogari të informimit publik, për zgjedhjet e 14 shkurtit, KQZ-ja ka kontraktuar shërbime produksioni të videospoteve, videomesazheve, postera e fletushka për vëzhguesit.

KOHA ka raportuar se në zgjedhjet e vitit 2019, KQZ-ja ia kishte besuar informimin publik kompanisë e cila në vlerësimin e parë ishte shpallur e papërgjegjshme. Heqja e kritereve të përzgjedhjes dhe kërkesave minimale për kualifikim kishte bërë që kompania “Trigger” të shpërblehej me tender në vlerë prej 216 mijë e 706 eurosh.

Edhe pse Ligji i Prokurimit Publik lejon dhënien e kontratave me negocim, autoriteti përkatës obligohet që t’i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë tenderuesit.

Gjatë negociatave, autoriteti kontraktues do të sigurojë se të gjithë tenderuesit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë dhe se të gjithë tenderuesit kanë qasje të barabartë dhe me kohë në informatat e njëjta, me përjashtim të informatave që lidhen me ose që janë pjesë e

ndonjë tenderi konkurrues.

kusht që mundësia është përcaktuar në njoftimin për kontratë ose në dosjen e tenderit, autoriteti kontraktues mund të marrë masa që procedurat e negociuara të përdoren në faza të njëpasnjëshme me qëllim që të reduktohet me kohë numri i tenderëve të negociuar duke aplikuar kriteret e dhënies që janë specifikuar në njoftimin e kontratës ose dosjen e tenderit”, thotë ky nen.

Njëra prej kompanive që ka deponuar ofertë, por nuk është ftuar ka paralajmëruar të ushtrojë kallëzim penal ndaj drejtorit të Zyrës së Prokurimit në KQZ, Nexhmi Haxhiu. Pas raportimit të KOHËS, ky i fundit ka kërkuar të mos kontaktohet deri në përfundim të zgjedhjeve, në lidhje me aktivitetet e prokurimit.

KQZ-ja nuk kanë dhënë sqarime as për tenderët e tjerë që ka raportuar KOHA. Hulumtimi ka dëshmuar se ky institucion ka realizuar pagesa të dyshimta që nuk kanë arritur të konfirmohen as dokumentohen.