Rreth katër milionë mungesa të nxënësve janë raportuar në një gjysmëvjetor vetëm brenda komunës së Prishtinës, prej të cilave afro një milion konsiderohen të paarsyeshme.
Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, ka bërë të ditur se këto shifra përbëjnë alarm që kërkon reagim të menjëhershëm dhe nuk mund të trajtohen thjesht si statistikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka njoftuar se është angazhuar stafi i Drejtorisë së Arsimit për të ndërmarrë një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të kryeqytetit, me qëllim evidentimin e mungesave të nxënësve dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga institucionet arsimore.
“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi — ato janë një sinjal për probleme më të thella dhe një rrezik real për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Kur nxënësit nuk janë në shkollë, ku janë? A janë prindërit në dijeni? A po reagojnë shkollat me kohë dhe me seriozitet? Sipas raportimeve në nivel vendi, flitet për rreth 4 milion mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo nuk mund të trajtohet si statistikë — është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Shahini ka theksuar se gjatë ditëve në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar mungesat e paarsyeshme dhe për të rritur përgjegjësinë.