Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizon provimin e maturës 2022, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 22 mijë maturantë.
Provimi i maturës këtë vit do të organizohet në 171 qendra të testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProvimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në qendrat e testimit më së voni në ora 9:00.
Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MASHTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).
Ndaj personave përgjegjës, komisionerë, administrues, nxënës etj, të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e provimit të maturës paralajmërohet se do të marren të gjitha masat e parapara me legjislacionin në fuqi.