Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur akt dhune të papranueshëm sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan.
Ai ka shkruar se autorët e sulmit duhet të përgjigjen para drejtësisë, e ka bërë thirrje për përparim të dialogut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident thekson nevojën për përparim thelbësor në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Rohde.
Filiali më i ri i Postës së Kosovës në veriun e banuar kryesisht me serbë, është bërë cak sulmi me granata dore. Zyrtarë të lartë shtetërorë e cilësuan terrorist aktin. Zyrës në Zveçan, për të cilën autoritetet thanë se është hapur të premten, i janë thyer xhamat e dritareve e të hyrjes kryesore nga sulmi që ndodhi mbrëmë.
Sipas Policisë së Kosovës, granatat e dorës janë hedhur të martën, pak minuta pas mesnatës. Dëmet materiale janë shkaktuar nga shpërthimi i njërës granatë, ndërsa tjetra, e cila është vërejtur nga zyrtarët policorë, është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga njësia e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive.